Bllokohen nga AKU 2.4 ton sallam, djathtë dhe fruta të thata

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontoll në tregun Agro-Ushqimor në Tiranë ku ka bllokuar 2.4 ton produkte. Bëhet fjalë për sallam,djath e fruta të thata që janë gjetur në 5 subjekte ndërsa 9 të tjera u gjetën të mbyllura.

13.02.2026. 11:09

Njoftimi i AKU:

Kontrolle në Tregun Agro-Ushqimor, Tiranë – Bllokohen mbi 2.4 ton produkte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas një denoncimi të ardhur në adresën zyrtare dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, zhvilloi kontrolle në subjektet që tregtojnë produkte ushqimore me origjinë shtazore në Tregun Agro-Ushqimor, Tiranë.

Nga 14 subjekte të planifikuara për inspektim, në 5 prej tyre u krye kontroll i plotë, ndërsa 9 u gjetën të mbyllura.

Gjatë kontrolleve u bllokuan     2214.2 kg produkte pa etiketë ose me etiketim të parregullt (sallam dhe fruta të thata).

Të gjitha produktet e bllokuara kanë destinacion asgjesimin.

Për shkeljet e konstatuara u vendosën 7 masa administrative (gjobë), në vlerë totale 1,600,000 lekë, konkretisht:     500,000 lekë për mungesë gjurmueshmërie;
    300,000 lekë për mungesë etiketimi.

AKU do të vijojë kontrollet në terren për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)