Këtë të premte, sipas IGJEUM, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.
Në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata.
Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Në Veri dhe në Lindje të vendit, në lartësitë mbi 1100 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 13 °C
në vendet e ulëta: 9 / 11 °C
në vendet malore: 3 / 9 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë kryesisht në bregdet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)