Banorët e Rjollit dhe Durrësit protestojnë para Parlamentit

Banorët e Rjollit të Velipojës dhe të Durrësit janë bashkuar në protetë para selisë së Parlamentit, ku pritej edhe të niste seanca plenare e kësaj të enjte.

12.02.2026. 10:14

Banoët e Rrjollit kanë deklaruar se do të shkojnë deri në fund për të drejtën e tyre për pronësinë e tokës në Baks Rjoll, ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një resorti turistik. Ata thonë se dokumentacioni që disponojnë zotëron pronësinë e ligjshme të tokës, duke kërkuar që çështja të trajtohet me prioritet. 

Sakaq banorët e Durrësit protestojnë për projektin TID, pas protestës para bashkisë së qytetit bregdetar.Bëhet fjalë për projektvendimin për dhënien e bonusit të qirasë për familjet që shpronësohen dhe u janë prishur banesat në kuadër të projektit TID. Projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn”, i njohur si TID Durrës, parashikon shpronësimin e 74 familjeve durrsake, për të cilin qeveria ka akorduar një fond prej 315.5 milionë lekësh.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)