Këtë të enjte priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Vlorë, ndërsa në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.
Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në Veri dhe në Lindje të vendit, në lartësitë mbi 1100 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 15 °C
në vendet e ulëta: 9 / 15 °C
në vendet malore: 3 / 11 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë kryesisht në bregdet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)