Këtë të mërkurë priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Vlorë të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet Kukës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Sipas IGJEUM, në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Në veri në lartësitë mbi 1100 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 16 °C
në vendet e ulëta: 8 / 16 °C
në vendet malore: 3 / 10 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)