Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një paralajmërim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që posedojnë vizë amerikane, duke theksuar se ajo mund të anulohet nëse mbajtësi arrestohet për vepra penale gjatë qëndrimit në Amerikë.
Në një njoftim zyrtar, ambasada thekson se viza nuk është një e drejtë e garantuar, por një privilegj që mund të hiqet në rast shkeljeje të ligjit amerikan.
Sipas mesazhit, arrestimi për vepra si sulmi fizik, dhuna në familje apo krime të tjera mund të sjellë jo vetëm anulimin e menjëhershëm të vizës, por edhe pamundësinë për të aplikuar për vizë amerikane në të ardhmen.
“Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë. Nëse arrestoheni për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodheni në Shtetet e Bashkuara, viza juaj amerikane mund të anulohet dhe mund të bëheni të papërshtatshëm për viza në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Autoritetet amerikane në vazhdimësi u bëjnë thirrje të gjithë vizitorëve të respektojnë ligjet e vendit pritës dhe të sillen në përputhje me rregullat gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)