Apeli e la në burg, vetëdorëzohet kryetari i bashkisë së Rrogozhinës

Pasi Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e dënimit me një vit burg, kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla është vetëdorëzuar mbrëmjen e tëhënës në policinë e Durrësit.

10.02.2026. 07:35

Ai u shpall fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje, e kryer në bashkëpunim.

Bashkë me të, janë vetëdorëzuar dhe dy persona të tjerë. Krahas dënimit me një vit burg, Memollës i hiqet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)