Arta Dollani, ish drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, aktualisht në postin e Drejtoreshës së Arsimit Parauniversitar është lënë në "Arrest shtëpie" për çështjen e mbetjeve të "Kurum".
Ka qenë një operacion i përbashkët i policive të Durrësit dhe Tiranës në zbatim të masave të sigurisë të dhënë nga gjykata dhe bëhet fjalë për 33 masa sigurie.
102 kontejnerë me mbetje të rrezikshme u eksportuan drejt Tajlandës, por më pas u kthyen në Shqipëri pas një sinjalizimi nga Rrjeti i Bazelit.
Masa sigurie janë lëshuar edhe për biznesmenë dhe zyrtarë të AKM dhe Doganave.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)