Hyrja në godinën e SPAK dhe GJKKO do të rimodelohet. Puna ka nisur këtë të hënë dhe do të konsistojë në përmirësimin e sistemeve të sigurisë në ambientet e dy organeve të drejtësisë.
Ndërhyrja vjen pas ankimimit të Shoqatës së Gjyqtarëve mbi problematikat e sigurisë në gjykata.
Ndërhyrjet synojnë forcimin e kontrollit të hyrje-daljeve, si dhe modernizimin e pajisjeve të sigurisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes për gjyqtarët, stafet administrative dhe qytetarët që frekuentojnë institucionin.
Ky proces vjen në vijim të shqetësimeve të ngritura nga Shoqata e Gjyqtarëve, e cila kishte kërkuar kushte më të sigurta pune dhe rritje të standardeve të mbrojtjes në institucionet e drejtësisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)