Aksi rrugor Elbasan - Qafë Thanë është i bllokuar prej orësh këtë të dielë, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe policia e shtetit ndodhen në zonën e rrëshqitjes së dherave dhe gurëve në Kthesën e Dragostunjës.
Policia Rrugore e Elbasanit bën të ditur se po bashkëpunon me firmën kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve, me qëllim pastrimin e sa më shpejtë të akseve dhe rifillimin e qarkullimit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH gjithashtu njoftoi se menjëherë pas bllokimit është ndërhyrë me mjete për të pastruar rrugën. Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në drejtim të Tiranës dhe rretheve të tjera po orientohen të përdorin itinerarin Maliq- Lozhan- Moglicë -Gramsh-Elbasan.
Po punohet për hapjen e aksit teksa udhëtarët e bllokuar presi mes të ftohtit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)