Mesazhi i ish-sekretarit të Këshillit të Europës për Epstein: “Shqipëria ka vajza të jashtëzakonshme”
Përshkrimin e shkurtër, por që lë shumë hapësirë për spekulime, rreth vendin tonë, Thorbjørn Jagland e bëri menjëherë pas vizitës së 24 majit 2012 në Tiranë.
Publikimi i 3 milionë faqeve të reja nga çështja “Epstein” po shkakton një valë tronditjesh në të gjitha drejtimet. Në një prej çështjeve që lidhet me Shqipërinë, protagonist është Thorbjørn Jagland, ish-kryeministër i Norvegjisë dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës.
Në një prej komunikimeve me Jeffrey Epstein, është publikuar e-mail që Jagland i nisi personazhit kontrovers më 25 maj 2012. “Kam qenë në Tiranë, atje ka vajza të jashtëzakonshme”, niste mesazhi i zyrtarit norvegjez, që vetëm pak orë më parë kishte zhvilluar takime të nivelit të lartë me kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha, presidentin në detyrë Bamir Topi dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.
Foto nga web
Përshkrimin e shkurtër, por që lë shumë hapësira për spekulime, rreth vendin tonë Thorbjørn Jagland e bëri menjëherë pas vizitës si pjesë e angazhimeve të Këshillit të Europës në Shqipëri. Më tej, ai shkruante: “Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Do të kthehem të enjten....Nëse nuk e keni telefonuar ende Barbara Daniels, ju lutem më njoftoni... Bill Richardson do të donte të telefonate”.
Duke qenë se emri i tij është përmendur edhe më parë dokumentet e publikuara, Jagland ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje personale apo lidhje me Jeffrey Epstein. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me Epstein në jetën e tij private dhe se çdo pretendim i tillë është i pabazuar. Duke kujtuar angazhimin e tij të gjatë në fushën e të drejtave të njeriut, ish-kryeministri norvegjez ka theksuar se akuzat apo aludimet nuk kanë asnjë bazë faktike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)