Një çift bashkëjetuesish kishin gjetur një mënyrë jetese, duke u shtirur si agjentë imobiliarë dhe mashtronin njerëzit se do t’iu blinin apartamente. Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, të cilët u merrnin shifra të mëdha parash qytetarëve, duke i mashtruar.
Madje ata falsifikonin mandate banke, për ti bindur qytetarët se paratë e tyre ishin depozituar. Forcat e rendit ndaluan shtetasin 39-vjeçar me inicialet E. R., dhe partneren e tij, me të cilën burri bashkëjetonte, V. Z., 34 vjeçe.
Dyshja e mashtruesve ia paraqiste mandatet e falsifikuara edhe shoqërive që operojnë në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh. Operacioni u krye pas kallëzimeve të disa qytetarëve, se iu kishin dhënë shuma parash këtyre dy shtetasve, të cilët i kishin mashtruar dhe nuk kishin blerë apartamentet e kërkuara në këmbim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)