Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar në GJKKO ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij.
Teksa bëhet një vit nga arrestimi i tij, kryebashkiaku kërkon zëvendësimin e masës, kërkesë që vjen pasi Kushtetuesja rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës më 31 tetor për të shkarkuar Veliajn nga detyra.
Erion Veliaj u arrestua në 10 shkurt të vitit të kaluar dhe ndaj tij rëndojnë 13 akuza përfshirë korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre etj.
Aktualisht ai ndodhet në burgun e Durrësit. Në hetime është e përfshirë dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa që akuzohet për korrupsion pasiv.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)