Ndonëse e futi në rendin e ditës në momentin e fundit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi që të mos marrë në shqyrtim relacionin mbi verifikimin e mandatit të gjyqtares Irena Gjoka.
Anëtarët e KLGJ me shumicë votash vendosën që shqyrtimi duhet të bëhet nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë pasi diskutimi mbi papërshtatshmërinë e gjyqtares ka nisur pasi ajo e ka marrë statusin e magjistrates
SPAK regjistroi një procedim penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit një dënim të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.
Pas një hetimi që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se i kishte dërguar rezultatet e këtij verifikimi pranë KLGj-së, që është organi kompetent që duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.
Akuzat ndaj Irena Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”. Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)