Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një tjetër apel drejtuar qytetarëve shqiptarë që të respektojnë me përpikmëri kushtet e vizës që ata disponojnë.
Sipas ambasadës, shkelja e afateve të vizave mund të ketë pasoja të rënda për të udhëtuar apo punuar në Shtetet e Bashkuara.
“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej “Datës së pranimit deri më…” të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen.
Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Pak ditë më parë, Departamenti i Shtetit në SHBA vendosi të pezullojë për një afat të pacaktuar aplikimin e vizave për 75 vende, mes të cilave edhe Shqipëria.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)