Një sherr i nisur për motive të dobëta ka degjeneruar në plagosje me thikë, duke lënë dy persona të lënduar në Sarandë. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, konflikti ka ndodhur mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj. Si pasojë e përplasjes të dy të rinjtë kanë pësuar plagë, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre paraqitet më e rëndë.
Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Arnest Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, i cili është goditur me thikë pas shpine dhe për shkak të plagëve të marra, ishte e nevojshme transporti me urgjencë drejt spitalit të Tiranës për ndihmë mjekësore të specializuar.
I dëmtuar ka mbetur edhe Enea Qorri, për të cilin policia bën me dije se rezulton person me precedentë penalë. Policia e Sarandës ka njoftuar se për ngjarjen u arrestuan dy persona, 24 dhe 27 vjeç, ndërsa një i tretë i identifikuar si Florian Gjoncaj është shpallur në kërkim. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)