Moti i keq ka përfshirë këtë të mërkurë Gjirin e Vlorës i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, që ka shkaktuar dhe dallgë.
Për këtë arsye, Kapitaneria e Vlorës bën me dije se për datat 28 dhe 29 nuk do të lejojë daljen në det të anijeve të vogla dhe varkave të peshkimit.
Gjithashtu, këshillohen të gjithë pronarët e mjeteve lundruese që t’i sigurojnë ato në port për shkak të dallgëve që arrijnë disa metra.
Kapitaneria shton se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
Ndërkohë që mësohet se përmirësimi i kushteve të motit do të nisë vetëm pasditen e datës 29 janar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)