Sërish radhë të gjata makinash në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Bradasheshit.
Qindra makina qëndrojnë në pritje për të kaluar “ngushticën” që mbyll autostradën, për të kaluar më pas në unazën e Elbasanit.
Shkak mendohet të jetë edhe njëherë fluksi i madh i qytetarëve që zgjedhin juglindjen e vendit për të kaluar fundjavën.
Situata është vështirësuar pas mesditës, kur janë vendosur dhe disa efektivë policie për të menaxhuar trafikun e rënduar.
Kjo situatë tashmë përsëritet prej kohësh në këtë aks rrugor, çka e bën emergjente ndërhyrjen e qeverisë për të gjetur një zgjidhje dhe për të lehtësuar jetën e qytetarëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)