Ndryshime në ushtri, Begaj shkarkon komandantin e Forcës Tokësore

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të martë disa ndryshime në radhët e drejtuesve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

16.12.2025. 14:52

Ndryshime në ushtri, Begaj shkarkon komandantin e Forcës Tokësore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot tre dekrete që lidhen me ndryshime dhe emërime në strukturat drejtuese të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Me Dekretin nr. 477, datë 16.12.2025, Kreu i Shtetit ka vendosur lirimin nga detyra të Gjeneral Major Ilir Hasan Xhebexhia, i cili mbante postin e Komandantit të Forcës Tokësore.

Ndërkohë, me Dekretin nr. 478, Presidenti Begaj ka dekretuar emërimin e Gjeneral Major Petrit Pal Çuni në detyrën e re të Komandantit të Forcës Tokësore.

Po ashtu, me Dekretin nr. 479, datë 16.12.2025, Presidenti i Republikës ka dekretuar dhënien e gradës madhore “Kundëradmiral” për Kapitenin e Rangut të Parë Arsen Burhan Mullaj, aktualisht Shef i Shtabit të Forcës Detare.

Dekretet hyjnë në fuqi menjëherë dhe janë pjesë e riorganizimit dhe forcimit të strukturave drejtuese të Forcave të Armatosura.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)