Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dënuar ashpër sulmin terrorist të ndodhur në plazhin Bondi të Australisë, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të pafajshme dhe urimin për shërim sa më të shpejtë të të plagosurve.
Në reagimin e tij, Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë në përballjen me terrorizmin dhe çdo formë urrejtjeje.
“Dënoj me forcë sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllime familjeve të viktimave të pafajshme dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan Kreu i Shtetit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)