Shkrumbohet supermarketi në Vaun e Dejës, dyshimet e policisë për ngjarjen

Ndërtesa u dogj plotësisht nga flakët gjatë mëngjesit të së shtunës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, dëmet janë vetëm materiale.

13.12.2025. 13:15

Shkrumbohet supermarketi në Vaun e Dejës, dyshimet e policisë për ngjarjen

Mëngjesin e kësaj të shtune, një supermarket në zonën Kryebushat të Vaut të Dejës u përfshi nga flakët dhe u shkatërrua plotësisht. Policia e Shkodrës njoftoi se shkak i mundshëm i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Ndërtesa u shkrumbua plotësisht, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Dëmet në vendngjarje janë vetëm materiale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)