Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, gjatë procesit të rikonstruktimit të një shkollë në fshatin Polis të Elbasanit. Shtetasi Sh. M., 57 vjeç ra nga lartësia gjatë orarit të punës, një aksident që rezultoi fatal.
Ngjarja me pasojë humbjen e jetës, bëri që Policia e Elbasanit të arrestojë në flagrancë administratorin dhe drejtuesin teknik të punimeve. Ata akuzohen për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
NJOFTIMI I POLICISË SË ELBASANIT:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën”, njoftoi Policia e Elbasanit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)