Kukës/ Kanosi drejtorit rajonal, Arrestohet inspektori i IKMT-së

Ngjarja lidhet me një gërmim të paligjshëm të tokës në fshatin Krenzë, i kryer nga kushëriri i të arrestuarit.

13.12.2025. 12:41

Kukës/ Kanosi drejtorit rajonal, Arrestohet inspektori i IKMT-së

Një inspektor i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale të Kukësit është arrestuar në flagrancë pasi kanosi Drejtorin Rajonal për shkak të një aktkonstatimi. Ngjarja lidhet me një gërmim të paligjshëm të tokës në fshatin Krenzë, i kryer nga shtetasi M. L., kushëri i të arrestuarit.

Inspektori, D. H., 46 vjeç, akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Procedimi penal ndaj M. L., 33 vjeç, është nisur në gjendje të lirë për “Shpërdorim të tokës”.

Në një rast të ngjashëm, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori për F. I., 39 vjeç, banues në Kodër Lumë, i cili dyshohet se ka kanosur shtetasin A. H., 41 vjeç, për motive të dobëta. Të gjitha materialet janë kaluar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)