Shkodër, 2 të arrestuar dhe 5 të proceduar për sherrin që la tre të mitur të plagosur

U goditën me thikë, 17-vjeçarët pësuan dëmtime të lehta. Policia ndaloi K. Th. 24-vjeçar dhe D. K. 19-vjeç për ngjarjen e rëndë në qytetin verior.

13.12.2025. 10:21

Shkodër, 2 të arrestuar dhe 5 të proceduar për sherrin që la tre të mitur të plagosur

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj dhe ka proceduar penalisht pesë të tjerë, pas një sherri të dhunshëm të ndodhur mesditën e kësaj të premteje, në afërsi të gjimnazit “Shejnaze Juka”. Si pasojë e konfliktit, tre persona mbetën të plagosur, dy prej tyre të mitur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).

Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)