Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit, Klodian Braho, duke theksuar rëndësinë e rolit të tij në forcimin e besimit të qytetarëve te drejtësia.
Në një reagim në platformën “X”, Begaj vlerësoi gjithashtu punën e mëparshme të Altin Dumanit, duke theksuar rezultatet konkrete të arritura nga SPAK nën drejtimin e tij. Presidenti nënvizoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim, duke uruar sukses Brahos në misionin e tij të rëndësishëm për vendin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)