Ambasada Gjermane ka përshëndetur zgjedhjen e Klodian Brahos si kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme. Në një deklaratë, ambasadori i Gjermanisë, Bergner, thekson se lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të veçantë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilin Gjermania e mbështet.
Ai theksoi se për punën e SPAK-ut janë thelbësore integriteti, pavarësia dhe respektimi i standardeve më të larta të shtetit të së drejtës. “I uroj shumë sukses Klodian Brahos dhe gjithë punonjësve të SPAK-ut në detyrën e tyre ambicioze, si dhe një bashkëpunim të frytshëm me institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare”, theksoi Bergner.
Ambasadori gjerman shprehu gjithashtu mirënjohje për Këshillin e Lartë të Prokurorisë “për procesin transparent të zgjedhjes”, dhe për të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri, të cilat sipas tij “kontribuojnë çdo ditë në forcimin e shtetit të së drejtës”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)