Vakanca në Kushtetuese, 10 emra në garë, Presidenca publikon listën

Presidenca ka bërë publike listën me emrat e 10 kandidatëve që kanë shpallur interesin për të zënë vendin bosh të krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas përfundimit të mandatit të Sonila Bejtjas.

04.12.2025. 17:01

Vakanca në Kushtetuese, 10 emra në garë, Presidenca publikon listën

Presidenca përmes një njoftimi zyrtar ka bërë publike 10 emrat e kandidatëve që kanë shprehur interesin për të plotësuar vendin bosh të krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas përfundimit të mandatit të Sonila Bejtjas.

Hapja e garës u shpall nga Presidenti i Republikës më datë 31 tetor dhe që prej asaj dite kanë shprehur interesin 10 kandidatë.

Lista e plotë e kandidatëve

Alaudin Malaj

Alban Toro

Alma Faskaj Vokopola

Arta Vorpsi

Brunilda Bara

Genci Gjonçaj

Jordan Daci

Lulzim Hamitaj

Naureda Llagami

Roland Ilia

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)