Policia Kufitare në Aeroportin e Rinasit ka zbuluar dhe goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të shumave të mëdha të parave gjatë hyrjes në territorin shqiptar.
Gjatë kontrolleve të detajuara në vijën e dytë të kontrollit, efektivët identifikuan 240 mijë euro të padeklaruara në bagazhet e një shtetasi me inicialet G.S., 36 vjeç, banues në Krujë. Sipas autoriteteve, ai tentonte t’i fuste paratë në Shqipëri pa i deklaruar, siç kërkohet nga legjislacioni në fuqi.
Shuma prej 240 mijë eurosh u sekuestrua. Ndërkohë, materiali u referua në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur procedimin penal ndaj 36-vjeçarit, që do të hetohet në gjendje të lirë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)