Holta Zaçajt i përfundoi mandati, Gjykata Kushtetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri
Me një vendim të marrë këtë të martë në mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, është çelur zyrtarisht gara për të zgjedhur kryetarin e ri të këtij institucioni, pasi Gjykata e Lartë e cilësoi të përfunduar mandatin e Holta Zaçajt.
Pas përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Mbledhja e Gjyqtarëve e thirrur nga kryetarja në detyrë, Marsida Xhaferllari, vendosi nisjen e procedurave për zgjedhjen e drejtuesit të ri të kësaj gjykate.
Në njoftimin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese thuhet se “kërkesa me shkrim për shprehje interesi nga gjyqtarët mund të paraqitet jo më vonë se 5 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”.
Foto: Newsmax Balkans
Ndërkohë, anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese do të ketë një mandat të plotë 9-vjeçar.
Pas debatit të krijuar mbi mandatin e Zaçaj, Gjykata e Lartë konfirmoi se mandati i saj përfundoi më 10 mars 2025. Sipas këtij institucioni, njoftimi për mandatin e saj aktual është bërë që në vitin 2021, kur u përcaktua se vendi vakant i krijuar pas largimit të Vitore Tushes, së cilës i kishte përfunduar mandati në vitin 2017, do të plotësohej nga një gjyqtar që do të qëndronte në detyrë deri në mars 2025.
Në njoftim thuhet se “Holta Zaçaj u zgjodh në 16 janar 2023 si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, ‘me mandat të pjesshëm, deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025’”.
Më 10 dhjetor, Zaçaj bëri të ditur se nuk e njeh datën 10 mars 2025 si përfundim të mandatit të saj dhe njoftoi se do t’i drejtohej Komisionit të Venecias për një opinion zyrtar. Ajo i ka paraqitur këtij institucioni katër pyetje, përfshirë edhe atë se si përcaktohet mandati i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese kur ai nis me vonesë.
Foto: Newsmax Balkans
Ndërkohë, duke iu referuar dispozitave kushtetuese, Gjykata e Lartë thekson rëndësinë e ciklit të rregullt të ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese çdo tre vjet me një të tretën e anëtarëve.
Në vendimin e saj theksohet se “përtëritja e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese është një proces i detyrueshëm për t’u kryer në kohë nga tre organet e emërtesës, me qëllim shmangien e çdo krize a tensioni, që mund të cenojë legjitimitetin dhe funksionimin normal të vetë Gjykatës, si autoriteti më i lartë që interpreton në mënyrë përfundimtare Kushtetutën”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i PL-së e vendosi theksin edhe te ajo që e cilësoi “garantim i paprekshmërisë”, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka kapur në mënyrë antikushtetuese çdo qelizë të drejtësisë së re.
Ish-luftëtari I UÇK, Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale. Lajmi për ardhjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Flakron Shala. Ai ka ndarë një mesazh në Facebook, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.
Kryetari i bashkisë së Rogozhinës, Edison Memolla ka reaguar nga burgu duke u shprehur se do i drejtohet Strasburgut. Dy ditë më parë Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me një vit burg të kryebashkiakut.
Ish kryebashkiaku i Memaliajt Gjolek Guci është marrë i pandehur nga SPAK në akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Krahas tij, pjesë e grupit janë dhe tre të tjerë.
Fondi Social 2026 prezantoi 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, për persona me aftësi ndryshe, të moshuarit dhe vajza e gra viktima të dhunës, si dhe për fëmijë pa kujdes prindëror. Risi e këtij procesi është shtrirja në nivel vendor i programit.
Çështja “Buka”, paraqitet në Gjykatën e Posaçme lista e plotë e dëshmimtarëve për dyshimin se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerën e rreth 7 miliardë lekëve.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e një dite më parë të opozitës. Në një postim në rrjetin social X, ai kërkon drejtësi për policët e plagosur dhe ndëshkimin e atyre që hodhën sende piroteknike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Çmontimi” në qarkun e Beratit, duke goditur një skemë të kontrabandës së automjeteve dhe tregtimit të pjesëve të tyre, kryesisht të sjella ilegalisht nga Mbretëria e Bashkuar.
Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se nga protesta e opozitës janë paraqitur në Spitalin Ushtarak dhe QSUT 21 persona, 19 prej të cilëve efektivë policie. Deputeti demokrat Bledjon Nallbati ka dalë nga spitali pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm.
Komente (0)