Veliaj kërkesë GJKKO të njihet me aktet e dosjes: Vendosja në kafaz, trajtim degradues

Kryebashkiaku i Tiranës la përkohësisht qelinë, për t’u paraqitur në Gjykatë. Ai argumentoi se nuk i është lejuar të lexojë asnjë faqe nga dosja, në mënyrë që të përgatitë mbrojtjen.

02.12.2025. 10:51

Veliaj kërkesë GJKKO të njihet me aktet e dosjes: Vendosja në kafaz, trajtim degradues

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj la përkohësisht qelitë e paraburgimit në Durrës, paraditen e kësaj të marte. Ai u shoqërua në kryeqytet në ambientet e GJKKO, për të qenë i pranishëm në seancën paraprake të shqyrtimit të dosjës ndaj tij dhe të të pandehurve të tjerë.

Gjykata do të vendosë nëse dosja do të shkojë për gjykim, apo nëse do ta rikthejë atë në SPAK për hetime të mëtejshme. Gjatë seancës ku ishte i pranishëm, Veliaj i është drejtuar Gjykatës me kërkesën që të njihet me aktet e dosjes kundër tij.

Ai tha se i është mohuar kjo e drejtë, edhe pse më herët i ishte drejtuar GJKKO-së për ti vendosur në dispozicion në kopje fizike, në mënyrë që të ketë mundësi të përgatitet për mbrojtjen.

Sipas argumentit të Veliajt, USB-ja me materialet që i është dorëzuar avokatëve mbrojtës nuk mund të përdoret në paraburgim dhe ai nuk është lejuar që të lexojë asnjë faqe nga dosja.

Kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, shkoi edhe më tej, duke e cilësuar qëndrimin e tij në qeli si edhe vendosjen në kafaz prej xhami në gjykatë, si një trajtim degradues, i cili është në kundërshtim me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në paraburgim prej shkurtit të vitit 2025, në dosjen voluminoze me rreth 60 mijë faqe, Erion Veliaj akuzohet për një sërë veprash penale, nga shpërdorimi i detyrës, te korrupsioni pasiv, pastrimi i parave, mosdeklarimi i pasurisë su edhe futja e sendeve të ndaluara në qeli.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)