Të paktën 8 persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në provincën Kalimantan në Indonezi.
Helikopteri, një Airbus H130 i operuar nga një kompani ajrore vendase, humbi kontaktet vetëm 5 minuta pas ngritjes nga një zonë plantacionesh në distriktin Melaëi, në ishullin Borneo.
Sipas autoriteteve, mjeti po udhëtonte mes plantacioneve të vajit të palmës kur u rrëzua në një zonë të thellë pyjore në distriktin Sekadau.
Ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën më vonë rrënojat e helikopterit dhe trupat e të gjithë personave në bord, dy anëtarë të ekuipazhit dhe 6 pasagjerë, mes tyre edhe një shtetas malajzian.
Zona ku ndodhi aksidenti është e vështirë për t’u aksesuar për shkak të terrenit të thyer dhe pyjeve të dendura, gjë që ka ngadalësuar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit. Mbetje të helikopterit, përfshirë pjesë të bishtit, janë gjetur disa kilometra larg pikës së fundit të kontaktit.
Autoritetet indoneziane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit, ndërsa deri tani nuk janë dhënë detaje mbi mundësinë e një defekti teknik apo faktorëve të tjerë që mund të kenë çuar në tragjedi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)