Çmimi i naftës ‘kacafiu’, Shoqatat e Transportit vendosin: Asnjë kamion në rrugët e Italisë për 5 ditë

Shoqata Kombëtare e Transportuesve Profesionistë në Itali, Trasportounito, ka vendosur mbylljen pesë ditore të transportit rrugor, duke filluar nga 20 deri më 25 prill. Sipas tyre rritja e pakontrolluar e çmimeve të karburantit, po ka një ndikim vdekjeprurës në bilance.

Burimi: TGCOM

17.04.2026. 13:44

Çmimi i naftës ‘kacafiu’, Shoqatat e Transportit vendosin: Asnjë kamion në rrugët e Italisë për 5 ditë

Kriza e karburantit vijon të bëhet gjithnjë e më serioze në Europë, teksa pas limitimeve në furnizime në të paktën 4 aeroporte italiane, tashmë në rrugët e fqinjit tonë përtej Adriatikut nuk do të qarkullojnë as kamionët.

Kjo pasi Shoqata Kombëtare e Transportuesve Profesionistë në Itali, Trasportounito, ka vendosur mbylljen pesë ditore të transportit rrugor, duke filluar nga 20 deri më 25 prill.

“Rritja e kostove të karburantit ka shkaktuar një krizë me ashpërsi të paparë dhe kjo po ndodh në mungesë të plotë të ndihmës nga institucionet dhe ministritë përkatëse. Paradoksalisht, i vetmi institucion që i kushton vëmendje transportit rrugor është Komisioni i Grevës së shërbimeve publike thelbësore, i cili është përpjekur vazhdimisht të pengojë një mbyllje që pasqyron një sektor biznesi që tani është mbytur nga borxhet dhe po shkon në mënyrë të pashmangshme drejt falimentimit”, tha  sekretari i përgjithshëm i shoqatës, Maurizio Longo.

Ditët e fundit, organi mbikëqyrës i grevës kishte kërkuar heqjen e pezullimit, megjithatë, vendosi ta konfirmojë bllokadën 5 ditore për shkak të emergjencës absolute të shkaktuar nga rritja e pakontrolluar e çmimeve të karburantit, e cila sipas tyre “po ka një ndikim vdekjeprurës në bilancet tashmë të brishta të kompanive të transportit rrugor".

"Situata aktuale ekonomike dhe sociale në sektorin e transportit rrugor është kritike. Qëllimi i sindikatës sonë nuk është vetëm të përfaqësojë anëtarët tanë, por të gjithë ata që punojnë në industrinë e transportit rrugor. Rritja e çmimeve të karburantit po ndikon kryesisht në buxhetet e bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat ne, si sindikatë, vazhdojmë t'i mbështesim”, shpjegoi Longo për Tgcom24 disa ditë më parë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)