Vance: Mirënjohës ndaj Papës që nuk do të debatojë me presidentin Trump

Reagimi erdhi pas deklaratës së Papës, i cili tha se nuk ka interes dhe me fjalimet e tij nuk kërkon të debatojë përsëri me shefin e Shtëpisë së Bardhë.

19.04.2026. 15:00

Vance: Mirënjohës ndaj Papës që nuk do të debatojë me presidentin Trump

Zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance ka reaguar në rrjetin social X lidhur me deklaratën e Papa Leonit XIV, i cili tha se fjalimet e tij nuk duhet të interpretohen si një përpjekje për të debatuar me presidentin Donald Trump. “Jam mirënjohës ndaj Papa Leonit që tha këtë”, shkruante Vance.

Ai shtoi se, shpesh mediat e ushqejnë idenë e përplasjeve të vazhdueshme mes figurave të mëdha politike dhe fetare, ndërsa realiteti është më kompleks. “Po, ka pasur dhe do të ketë mosmarrëveshje reale. Por, ndërsa narrativa e mediave nxit vazhdimisht konfliktet, realiteti shpesh është shumë më i ndërlikuar”, u shpreh zv.presidenti amerikan.

Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Papës, i cili tha se fjalimet e tij nuk janë “si të kërkoja të debatoja përsëri me presidentin Trump, gjë që nuk është në interesin tim”. Vance theksoi se është normale që Papa të shprehet për çështje morale, pasi ky është roli i tij.

“Ashtu si duhet të jetë, Papa predikon ungjillin. Kjo në mënyrë të pashmangshme do të thotë se ai jep opinionet e tij për çështje morale të momentit”, shkruante zv.presidenti amerikan. Në fund, Vance shtoi se administrata amerikane përpiqet t’i zbatojë këto parime në një botë të trazuar, ndërsa e mbylli mesazhin me një koment personal për Papën.

“Presidenti dhe e gjithë administrata e tij punojnë për të zbatuar këto parime morale në një botë kaotike. Papa do të jetë në lutjet tona dhe shpresoj që edhe ne të jemi në të tijat”, përfundoi Vance.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)