Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se Izraeli ka dëshmuar se është një aleat i rëndësishëm i SHBA-së. Sipas tij, ky shtet është ndryshe nga vende të tjera që kanë treguar “fytyrën e vërtetë” në momente konflikti dhe tensioni.
Në një postim në rrjetin e tij social “Truth”, Trump e cilësoi Izraelin si “të guximshëm, të vendosur, besnik dhe inteligjent”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se vendi “lufton me këmbëngulje dhe di si të fitojë”.
Ndërkohë, në një deklaratë për gazetarët nga Zyra Ovale, Trump u shpreh se po zhvillohen “bisedime shumë të mira me Iranin”, por theksoi se nuk do të lejojë që Teherani të shantazhojë Shtetet e Bashkuara rreth Ngushticës së Hormuzit. Ai i përshkroi iranianët si “pak të zgjuar”, duke shtuar se ata veprojnë në këtë mënyrë “prej 47 vitesh”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)