Rihapet ura e frikshme e Teksasit

Një nga urat më të frikshme për drejtuesit e makinave në Shtetet e Bashkuara është rihapur për qarkullim pas disa muajsh punimesh intensive, duke rikthyer në funksion një aks të rëndësishëm lidhës në Teksas.

Burimi: Daily Mail

14.04.2026. 19:42

Rihapet ura e frikshme e Teksasit

Një nga urat më të frikshme për drejtuesit e makinave në Shtetet e Bashkuara është rihapur për qarkullim pas disa muajsh punimesh intensive, duke rikthyer në funksion një aks të rëndësishëm lidhës në Teksas.

Ura e “ylberit” lidh qarqet Jefferson dhe Orange mbi lumin Neches, duke shërbyer si rrugë kryesore mes qyteteve Port Arthur dhe Bridge City. E njohur për pjerrësinë e saj të fortë prej 5%, ngjitja në këtë urë shpesh krahasohet me ndjesinë e një “roller coaster”-i, duke shkaktuar ankth te shumë drejtues.

Foto nga web

E ndërtuar në vitin 1938, ura konsiderohet ndër më të lartat, me një lartësi që arrin rreth 60 metra, ekuivalente me një ndërtesë 20-katëshe. Gjatësia totale e saj është rreth 440 metra, ndërsa harku kryesor mbi lumë shtrihet për rreth 200 metra.

Ura ishte mbyllur që nga marsi i vitit 2025 për rikonstruksion, por është rihapur më herët se parashikimi fillestar. Punimet përfshinë rindërtimin e sipërfaqes rrugore, përmirësimin e barrierave të sigurisë dhe zëvendësimin e mijëra elementëve metalikë për forcimin e strukturës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)