Hetim për zjarrin, Sula: Do të verifikohen sistemet e sigurisë dhe aktivitetet në kompleks

Pas zjarrit që përfshiu një pallat në kompleksin “Arlis” në Tiranë, autoritetet kanë nisur një proces të verifikimi për të zbardhur shkaqet dhe për të kontrolluar respektimin e standardeve të sigurisë në objekt.

14.04.2026. 22:20

Kryeinspektori Dashnor Sula ka bërë të ditur se është ngritur një grup pune i posaçëm, i cili do të analizojë në detaje rrethanat e ngjarjes. Sipas njoftimit zyrtar, hetimi do të fokusohet jo vetëm te origjina e zjarrit, por edhe te funksionimi i sistemeve të sigurisë brenda kompleksit.

Grupi i punës do të verifikojë nëse aktivitetet ekonomike që zhvilloheshin në ambientet e pallatit kanë qenë në përputhje me kushtet teknike dhe ligjore. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kontrollit të sistemeve të emergjencës, përfshirë alarmet kundër zjarrit, pajisjet e shuarjes, sinjalistikën dhe daljet e emergjencës, për të parë nëse ato kanë qenë funksionale dhe të mirëmbajtura.

Sipas Inspektoratit të Përgjithshëm, ky proces do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera përgjegjëse, me qëllim që të evidentohen çdo shkelje e mundshme dhe të merren masat përkatëse sipas ligjit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)