Zjarri i fuqishëm që përfshiu një pallat pranë “Farmacisë 10” në Tiranë ka sjellë edhe reagimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka akuzuar drejtpërdrejtë për mënyrën e ndërtimit të objektit dhe përgjegjësinë e institucioneve.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se godina e përfshirë nga flakët ishte ndërtuar jashtë çdo standardi teknik, duke e krahasuar me një “kasolle kashte” për mënyrën se si u përfshi nga zjarri.
Ai akuzoi gjithashtu se pallati i përket biznesmenit Arlis Lena, të cilin e cilësoi si “klient” të kryeministrit Edi Rama. Berisha shtoi se ky ndërtim është denoncuar prej kohësh nga Partia Demokratike në organet e drejtësisë.
“Digjet sikur të ishte kasolle kashte pallati shumëkatësh tek Farmacia 10 i ndërtuar jashtë çdo kondicioni nga klienti i Edi Ramës, Arlis Lena. Ky ndërtim është denoncuar nga PD në prokurori prej shumë kohësh. Pra është një krim që mbrohet nga shteti”, shkruan Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)