Deri më tani, kishim dëgjuar për transportimin e emigrantëve të paligjshëm me anije, kamionë, valixhe e metoda të tjera të ngjashme.
Por kurrë më parë nuk kishim dëgjuar se çfarë menduan ata që planifikuan transportimin e 68 shtetasve palestinezëve për në Izrael, duke i futur brenda një kamioni mbeturinash.
Siç mund të shihet në videon e publikuar në X të operacionit nga policia izraelite dhe IDF, 68 palestinezët ishin “paketuar” në një kamion që përdoret për grumbullimin e mbeturinave të qytetit dhe u zbuluan sipas Ynet, në pikën e kalimit kufitar Shomron.
Shoferi i automjetit u identifikua si një burrë rreth të 30-ave nga zona e Kafr Qasim. Ai u arrestua sepse nuk kishte leje drejtimi për të drejtuar një kamion mbeturinash.
Sa i përket emigrantëve palestinezë, ata u çuan në një stacion policie lokal ku u morën në pyetje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)