Energji falas për britanikët nëse lajnë rrobat në fundjavë

Një nismë e re në Britaninë e Madhe synon të ndryshojë mënyrën si qytetarët përdorin energjinë elektrike, duke i nxitur ata të konsumojnë më shumë gjatë periudhave kur ka tepricë në rrjet.

Burimi: Independent

14.04.2026. 21:15

Energji falas për britanikët nëse lajnë rrobat në fundjavë

Një nismë e re në Britaninë e Madhe synon të ndryshojë mënyrën si qytetarët përdorin energjinë elektrike, duke i nxitur ata të konsumojnë më shumë gjatë periudhave kur ka tepricë në rrjet. Sipas planit të prezantuar nga operatori energjetik Neso, familjet që përdorin pajisje si lavatriçe apo lavastovilje gjatë fundjavës mund të përfitojnë energji falas.

Programi do të zbatohet përmes matësve inteligjentë, ku konsumatorët do të shpërblehen nga furnizuesit e energjisë ose përmes aplikacioneve të posaçme. Qëllimi është që përdorimi i energjisë të zhvendoset në periudha kur kërkesa është më e ulët, si fundjavat, festat apo ditët e ngrohta.

Sipas kompanisë, kjo nismë do të ndihmojë në balancimin e sistemit energjetik dhe rritjen e sigurisë së furnizimit. Përfaqësuesja e kompanisë, Deborah Peterson, theksoi se programi jo vetëm që shpërblen konsumatorët, por edhe rrit efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e rrjetit.

Një tjetër qëllim i skemës është të shmangë kostot e larta që lindin kur prodhuesit e energjisë nga burime të rinovueshme, si era dhe dielli, detyrohen të ndalojnë prodhimin për shkak të mungesës së kërkesës. Vetëm gjatë vitit 2025, Britania ka shpenzuar rreth 1.5 miliardë paund për energji të pashfrytëzuar nga era.

Ndërkohë, gjithnjë e më shumë familje britanike po investojnë në panele diellore dhe pompa termike, për të ulur kostot dhe për t’u mbrojtur nga rritja e çmimeve të energjisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)