"SPAK po bën më shumë opozitë se PD", Salianji sfidon Berishën: Dil në garë

Ervin Salianji, zë ndryshe në Partinë Demokratike, ka sfiduar nga Kukësi vetë kreun e PD-së, Sali Berisha që të dalë në garë për kryetar të Partisë.

19.04.2026. 20:41

"SPAK po bën më shumë opozitë se PD", Salianji sfidon Berishën: Dil në garë

Ervin Salianji, zë ndryshe në Partinë Demokratike, ka sfiduar nga Kukësi vetë kreun e PD-së, Sali Berisha që të dalë në garë për kryetar të Partisë. 

"Kemi nga viti 2013 që me të njëjtët drejtues po humbim në çdo palë zgjedhje sepse nuk duan të heqin karriget e veta, me ne demokratët u ka hasur sharra në gozhdë sepse nuk po u ecin më mashtrimet. A i vjen turpi atyre që në këtë mënyrë të gënjejnë çdo ditë shqiptarët. Kam një thirrje të sinqertë për drejtuesit dhe zotin Berisha, dil dhe përballu në garë. Jepi mundësinë demokratëve të shprehen e votojnë. Shqiptarët kanë kuptuar një gjë, që të mundet autoritarizmi i qeverisë, duhet të mundet autokratët e opozitës, nuk mund ta lënë që PD të shkatërrohet",- tha Ervin Salianji.

Ai shtoi se Berisha nuk mund ti mobilizojë njerëzit, duke thënë se SPAK po bën më shumë opozitë se vetë PD.

"Është treguar që Berisha nuk e hap partinë, nuk e bashkon opozitën, nuk i bashkon dot njerëzit dhe ia vetë është dorëzuar, nuk mund të fitojmë dot kurrë nëse nuk ndryshojmë. Sepse pyetja që është për drejtuesit e PD, si do t’i çojmë më shumë se 800 mijë demokratë në kutitë e votimit kundër pushtetit të Edi Ramës. I thonë shqiptarëve çdo javë është kilometri i fundit, thonë nuk mundim Edi Ramën, po kë të mundim, ne Edi Ramën kemi për të mundur. Opozitë po bën më shumë SPAK-u se PD",- tha Ervin Salianji.

Ervin Salianji synon të garojë për kryetar të Partisë Demokratike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)