Një situatë e rënduar me mbeturina në një nga zonat pranë qendrës së Tiranës ka sjellë reagimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për pastrimin dhe menaxhimin e territorit.
Përmes publikimit të një videoje nga Njësia 9, Braçe ka denoncuar gjendjen problematike pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku sipas tij grumbullimi i mbetjeve dhe inerteve vijon prej më shumë se dy muajsh. Ai thekson se, pavarësisht shqetësimeve të banorëve, depozitimi i mbetjeve nuk është ndalur.
“Ky pisllëk është shqetësues”, shprehet deputeti, duke shtuar se situata ndikon jo vetëm në mjedis, por edhe në imazhin e kryeqytetit. Sipas tij, banorët kanë ngritur shqetësimin se edhe të huajt që jetojnë në zonë e perceptojnë negativisht këtë realitet.
Braçe e lidh këtë problematikë me mungesën e kontrollit dhe përgjegjshmërisë nga institucionet, duke përfshirë bashkinë, strukturat shtetërore dhe policinë. Ai thekson se ndotja është pasojë jo vetëm e një kulture të gabuar, por edhe e mungesës së masave parandaluese dhe ndëshkuese.
Reagimi i tij vjen në një moment kur vetë Braçe ka shprehur ambicien për të kandiduar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)