Berisha mesazh për diasporën: Rama po i mbyll dyert integrimit, më 17 prill revoltë e shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e tij për shtyp dha një mesazh për diasporën, duke e quajtur kryeministrin Edi Rama si armik të lirisë së shqiptarëve, që i ka mbyllur dyert integrimit.

14.04.2026. 14:58

Berisha mesazh për diasporën: Rama po i mbyll dyert integrimit, më 17 prill revoltë e shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e tij për shtyp dha një mesazh për diasporën, duke e quajtur kryeministrin Edi Rama si armik të lirisë së shqiptarëve, që i ka mbyllur dyert integrimit.

"Edi Rama është armik i lirisë së shqiptarëve, sepse sipas të gjitha dokumenteve dhe raporteve ndërkombëtare, ai ndërtoi për interesa të pushtetit të tij në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, duke damkosur në këtë mënyrë Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Duke u lidhur me kartelet e drogës, ai shndërroi procesin zgjedhor në një farsë zgjedhore, asgjësoi shtetin ligjor dhe së fundi, me mburojën kundër vjedhjeve të tij dhe bashkëpunëtorëve, familjarëve të tij, ai po mbyll dyert e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian", tha Berisha.


Ai tha se në 17 prill protesta e opozitës do të jetë revoltë e shqiptarëve në mbrojtje të interesave jetike.

"Do jetë një revoltë e fuqishme e qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të interesave te tyre më jetike. Mbrojtjes nga vjedhjet e qeveritarëve, vokacionet të tyre perëndimor, por edhe të gjendjes së tyre nga katastrofa ekonomike që po ndodh", vijoi ai.

Duke folur për çmimin e naftës si "gjaku i ekonomisë", Berisha tha se jo vetëm që nuk u ul çmimi, por Rama i hoqi fermerëve dhe subvencionin. 

"Nafta është gjaku i ekonomisë dhe është materia me ndikimin më të fuqishëm. E gjitha bota perëndimore është angazhuar në lehtësime të barrës fiskale të naftës, ndërkohë Rama po nxjerr fitime përrallore për shkak të ngritjes së çmimeve. Ai mori një vendim absolutisht me synim falimentimin e fermerëve shqiptarë. Ndërkohë Gjermania në një akt para tre ditësh vendosi të dyfishojë subvencionet për naftën për fermerët. Edhe Suedia uli TVSH e ushqimeve në 6% nga 12 që ishte", tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)