Ndryshime në kabinetin e kryeministrit Rama, zbulohen emërimet e reja

Ndryshime në kabinetin e kryeministrit Rama. Engjëll Agaçi dorëhiqet si Sekretar i Përgjithshëm, teksa është emëruar dhe shefja e re e kabinetit.

13.02.2026. 18:29

Ndryshime në kabinetin e kryeministrit Rama, zbulohen emërimet e reja

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi nuk është më në detyrë pranë kreut të qeverisë, Edi Rama, pasi ka paraqitur dorëheqjen nga pozicioni që mbante.

Arsyet e largimit të tij nuk janë bërë ende zyrtarisht të qarta. Si pasues në këtë detyrë raportohet se është emëruar Elsonida Rama.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka bërë një lëvizje edhe në strukturat drejtuese të Kryeministrisë, duke i besuar Vilma Gurit postin e Shefes së Kabinetit të kryeministrit, e cila më herët mbahej nga Vali Bizhga.

Vilma Guri për vite me radhë ajo ka shërbyer si këshilltare e kryeministrit Rama dhe konsiderohet një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Vetëm disa muaj më parë, në dhjetor të vitit të kaluar, Guri u emërua në krye të Departamentit të Administratës Publike, një pozicion kyç për përgatitjen e strukturave të reja të administratës dhe zbatimin e praktikave moderne të menaxhimit publik.

Guri ka një karrierë të gjatë, mbi 20-vjeçare, në fushën e qeverisjes, sigurisë ndërkombëtare dhe ndërtimit të kapaciteteve institucionale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)