Gjykata e Tiranës ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Fadi Alwan, 49-vjeçarin palestinez që dyshohet se vrau vajzën e tij, Rayyan Alwan. Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të vitit 2025 në kryeqytet, duke tronditur opinionin publik.
Sipas autoriteteve shqiptare, Alwan akuzohet për vrasjen e 22-vjeçares në rrethana të rënda. Vendimi i gjykatës vjen pasi Libani refuzoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e autorit të dyshuar drejt Shqipërisë.
Ai ishte arrestuar në këtë shtet më 23 prill 2025, por autoritetet libaneze nuk pranuan ta dorëzonin, në mënyrë që të përballej me drejtësinë shqiptare. Sipas një shkrese zyrtare të datës 18 shtator 2025 nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, kërkesa për ekstradim është refuzuar nga pala libaneze.
Në këto kushte, autoritetet shqiptare kanë vijuar procedurat ligjore duke e shpallur 49-vjeçarin në kërkim ndërkombëtar. Kjo është lëvizja e radhës, në përpjekje për ta sjellë autorin e krimit makabër para drejtësisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)