Transportuesit në Mal të Zi, Serbi e Bosnje në grevë, 'Doganat' kufizojnë lëvizjen e kamionëve

Doganat sqarojnë se bllokimi i përkohshëm i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë këtyre datave vjen si pasojë e një greve të transportuesve në tre vendet fqinje, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja.

13.04.2026. 12:01

Transportuesit në Mal të Zi, Serbi e Bosnje në grevë, 'Doganat' kufizojnë lëvizjen e kamionëve

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar një kufizim të përkohshëm në qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në pikat kufitare të Shqipërisë drejt Malit të Zi.

Sipas njoftimit zyrtar, masa do të zbatohet nga data 14 deri më 16 prill 2026 dhe synon menaxhimin e fluksit të lëvizjes në këto drejtime gjatë kësaj periudhe. Doganat sqarojnë se bllokimi i përkohshëm i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë këtyre datave vjen si pasojë e një greve të transportuesve në tre vendet fqinje, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja.

Autoritetet bëjnë me dije se kufizimi do të prekë vetëm mjetet e rënda, ndërsa do të lejohen të qarkullojnë pa pengesa automjetet e vogla. Gjithashtu, përjashtim nga kjo masë do të kenë transportet që mbartin kafshë të gjalla, si dhe rastet emergjente.

Doganat u bëjnë thirrje subjekteve të transportit dhe drejtuesve të mjeteve të planifikojnë lëvizjet e tyre paraprakisht, për të shmangur vonesat dhe problematikat në pikat kufitare gjatë këtyre ditëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)