“Lidhjen me SHBA do ta ruajmë përherë”, Vjosa Osmani publikon letrën e presidentit Trump

Ashtu siç është theksuar edhe në letër nga vetë presidenti amerikan, Kosova pret vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve edhe në vitet në vijim.

21.04.2026. 11:01

“Lidhjen me SHBA do ta ruajmë përherë”, Vjosa Osmani publikon letrën e presidentit Trump

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një letër të dërguar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Përmes një postimi, ajo e ka falënderuar shefin e Shtëpisë së Bardhë për mesazhin e dërguar në përfundim të mandatit të saj.

Osmani ka theksuar se lidhja e fortë e Kosovës me SHBA-në do të ruhet gjithmonë. Ajo shton se, ashtu siç është theksuar edhe në letër nga vetë presidenti amerikan, Kosova pret vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve edhe në vitet në vijim.

“Lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë! Falënderoj presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë!”, shkruante Osmani.

Foto: Vjosa Osmani/ Facebook

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)