Kolumbia merr vendimin ekstrem, eutanazi për të "hequr qafe" hipopotamët e Pablo Escobar

Plani për eliminim përfshin deri në 80 hipopotamë dhe është përpjekja e fundit për të kontrolluar popullatën e kafshëve pasi metodat e kushtueshme si sterilizimi dështuan, sipas Ministres së Mjedisit Irene Velez.

Burimi: New York Post

14.04.2026. 11:00

Kolumbia merr vendimin ekstrem, eutanazi për të "hequr qafe" hipopotamët e Pablo Escobar

Dhjetëra hipopotamë të egër që janë pasardhës të katër prej tyre, të cilë baroni i drogës Pablo Escobar i solli në Kolumbi në vitet 1980 për kopshtin zoologjik të tij privat, "Hacienda Napoles", në luginën e lumit Magdalena, janë kthyer në një problem për Bogotën zyrtare.

Ata janë shtuar aq shumë, pasi riprodhohen pa ndërprerje dhe tanimë sipas qeverisë po kërcënojnë ekosistemin dhe janë kthyer në rrezik për fermerët. Për këtë arsye, Kolumbia ka miratuar përdorimin e eutanazisë për të frenuar riprodhimin e pakontrolluar të hipopotamëve që bosi i drogës kishte importuar nga Afrika.

Plani për eliminim përfshin deri në 80 hipopotamë dhe është përpjekja e fundit për të kontrolluar popullatën e kafshëve pasi metodat e kushtueshme si sterilizimi dështuan, sipas Ministres së Mjedisit Irene Velez.

“Nëse nuk e bëjmë këtë, nuk do të jemi në gjendje ta kontrollojmë popullatën. Duhet të marrim këto masa për të mbrojtur ekosistemet tona”, tha Velez.

Programi, me një buxhet prej 1,682,101 milionë eurosh, do të përfshijë masa për kontrollin e popullsisë, të tilla si përmbajtja dhe zhvendosja, sipas New York Post.

Ndërkohë, aktivistët e të drejtave të kafshëve në vend i kanë kundërshtuar fuqimisht planet për të vrarë kafshët.

Andrea Pandilla, një senator dhe aktivist i të drejtave të kafshëve që ndihmoi në hartimin e një ligji kundër ndeshjeve me dema në Kolumbi, e cilësoi planin për të vrarë hipopotamët një vendim "mizor".

"Këto janë kafshë të shëndetshme që janë viktima të neglizhencës së agjencive shtetërore", tha ai.

Dhjetëra hipopotamë të egër janë pasardhës të katër hipopotamëve që Escobar solli në vend në vitet 1980 për kopshtin e tij zoologjik privat. Që atëherë, gjitarët janë shpërndare deri në rreth 95 kilometra në veri të fermës së bosit të drogës.

Sipas një studimi të botuar nga Universiteti i Kolumbisë në vitin 2022, rreth 170 hipopotamë janë të lirë në vend. Autoritetet mjedisore kanë paralajmëruar se hipopotamët përbëjnë një kërcënim për fermerët dhe banorët e lumenjve dhe se ata konkurrojnë për ushqim dhe hapësirë me kafshë të tjera.

Të ashtuquajturit "hipopotamë kokaine" janë bërë një atraksion turistik, duke tërhequr turma njerëzish në fermën Napoles, të cilën qeveria kolumbiane e sekuestroi gjatë sekuestrimit të aseteve të Escobar-it.

Ferma tani është transformuar në një park tematik me pishina, rrëshqitëse uji dhe një kopsht zoologjik që strehon lloje të tjera të ndryshme kafshësh e shpendësh.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)