Babë e bir janë dy autorët e masakrës në Sidnei, ku nga sulmi me armë mbetën të vdekur 16 persona dhe 40 të tjerë u plagosën. Sipas asaj që u njoftua nga shefi i Policisë së Uellsit Jugor, autoritetet nuk po kërkojnë autorë të tjerë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në plazhin Bondi, në perfieri të Sidenit.
Mediat australiane raportojnë se 50-vjeçari u vra nga policia në vendin e sulmit, ndërsa djali i tij 24-vjeçar mbetet në spital. Shefi i policisë thotë se 50-vjeçari kishte një leje për të përdorur armë dhe kishte në posedim gjashtë armë zjarri.
“Besohet se këto gjashtë armë zjarri u përdorën edhe në krimet në Bondi Beach”, thotë ai, duke shtuar se është i përkushtuar për të hetuar çështjen plotësisht.
Së fundmi, shefi i policisë thotë se dy oficerë policie të Uellsit të Ri Jugor mbeten në ruajtje në spital dhe se do të ketë një prani të shtuar policore në objektet e kultit.
Bilanci i viktimave është i madh, me të paktën 16 të vdekur dhe shumë të plagosur, në një sulm që autoritetet e përshkruan si terrorist dhe me motive të qarta antisemite.
Sipas mediave të huaja, dy fëmijë të moshës 10 dhe 12 vjeç humbën jetën, ndërsa katër fëmijë janë të shtruar në spital, disa prej të cilëve në gjendje kritike.
Incidenti ndodhi pak para orës 18:45 të pasdites (08:45 sipas orës greke), në një kohë veçanërisht të ngarkuar.
Të shtëna me armë zgjatën rreth 10 minuta dhe dëshmitarët thanë se të shtënat ndodhën gjatë kohës që plazhi ishte i mbushur me njerëz dhe qindra njerëz filluan të vraponin në panik në rërë dhe në rrugët dhe parqet aty pranë.
Policia tha se rreth 1,000 njerëz po merrnin pjesë në eventin e Hanukkah në momentin kur ndodhi sulmi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)