Sulm me armë gjatë një feste hebraike në Australi, dhjetëra viktima

Të paktën 10 persona u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur gjatë një sulmi me armë në një plazh në Australi. Të shtënat mendohet se kanë ardhur nga dy persona gjatë një feste hebraike që po kremtohej në plazh.

Burimi: BBC

14.12.2025. 11:05

Sulm me armë gjatë një feste hebraike në Australi, dhjetëra viktima

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Australi, ku persona të armatosur kanë sulmuar me armë qindra njerëz që ishin duke festuar festën hebraike të Hanukkah në plazhin Bondi në Sidnei.

Paraprakisht raportohen të paktën 10 viktima dhe 16 të plagosur, nga ky sulm, mes të cilëve dhe dy oficerë policie që shkuan menjëherë në vendngjarje.

Policia njofton se ka ekzekutuar një prej autorëve, teksa një tjetër është vënë në pranga.

Forca të shumta policie kanë shkuar në zonë dhe helikopter po patrullojnë nga ajri. Në të njëjtën kohë, po kërkohet për ndonjë pajisje shpërthyese të mundshme.

Autoritetet iu kërkojnë banorëve të qëndrojnë larg vendngjarjes, pasi situata është ende e paqartë dhe mund të ketë agresorë të tjerë.

Dëshmitarët tregojnë se dy persona të armatosur po qëndronin në një urë pranë plazhit të njohur dhe nisën të qëllonin personat e pranishëm në festë.

Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta, teksa vijojnë hetimet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)