Bilanc dramatik në jug të Azisë, 1,100 të vdekur nga përmbytjet

Shkatërrim epokal në disa zona rreth Gjirit të Bengalit. Numri i viktimave pritet të përkeqësohet, pasi qindra njerëz rezultojnë të humbur.

02.12.2025. 11:50

Bilanc dramatik në jug të Azisë, 1,100 të vdekur nga përmbytjet

Lagje dhe fshatra të tërë të zhytur mes ujit dhe baltës. Shtëpi të shkatërruara plotësisht dhe rrugë të përmbytura. Mjaftojnë imazhet e marra me dronë nga ajri për të kuptuar më së miri shkatërrimin që kanë shkaktuar përmbytjet në disa zona të jugut të Azisë.

Përmbytjet shkatërruese dhe rrëshqitjet e dheut, kryesisht të lidhura me fenomene sezonale të rreshjeve, por edhe me një stuhi të rrallë tropikale, kanë goditur pjesë të mëdha të Sri Lankës, Indonezisë, Tajlandës dhe Malajzisë.

Numri i të vdekurve është i tmerrshëm, duke tejkaluar tashmë 1,100 njerëz në total. Më e keqja është se bilanci dramatik mund të përkeqësohet më tej, duke pasur parasysh qindra njerëz që ende rezultojnë të zhdukur, kryesisht në disa provinca të Sumatrës në Indonezi, por edhe në anën tjetër të Gjirit të Bengalit, në Sri Lanka.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)